Autoritetet ruse: Mund të vendosim armë bërthamore në Krime

“Rusia nëse do të jetë e nevojshme në territorin e saj ka të drejtë të vendosë armët bërthamore të saj në pikën që ajo dëshiron duke përfshirë edhe Krimenë”, ka thënë shefi i Departamentit të Kontrollit të Armëve në MPJ ruse
 
Shef i Departamentit të Çarmatimit dhe Kontrollit të Armëve në Ministrinë e Jashtme ruse, Mihail Ulyanov, ka deklaruar se Rusia ka të drejtë të vendosë armë bërthamore në Krime, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Ulyanov i ka bërë këto deklarata, pas qëndrimit të ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Pavel Klimkin i cili kishte pohuar se vendosja e armëve bërthamore në Krime nga Rusia do të jetë një shkelje e mëdha e të gjitha rregullave ndërkombëtare.
 
Ulyanov, i cili ka mbrojtur idenë se edhe SHBA ka armë bërthamore në disa vende, ai kundërshtimin e ministrit të Jashtëm ukrainas, Klimkin për mos vendosjen e armëve bërthamore në Krime nga Rusia e ka vlerësuar si një lëvizje indirekte kundër SHBA-së.
 
Shef i Departamentit të Çarmatimit dhe Kontrollit të Armëve në Ministrinë e Jashtme ruse ka vënë në dukje se situata në Krime është ndryshe dhe u shpreh se: “Rusia, nëse do të jetë e nevojshme në territorin e saj ka të drejtë të vendosë armët bërthamore të saj në pikën që ajo dëshiron duke përfshirë edhe Krimenë”.
 
Në fillim të muajit maj Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kishte njoftuar se kanë planifikuar të vendosin 10 transportues të raketave bërthamore të tipit Tu-22M3 të cilat janë përdorur në Krime. Por nuk ishte bërë ndonjë deklaratë në lidhje me dërgimin e kokave të raketave me transportues. Pas zhvillimeve të mëtejshme në lidhje me çështjen patën ardhur reagime nga SHBA që shprehnin shqetësime.kohaislame
Artikulli paraprakNdëgjo si Muslimani ja shiti Jahudisë pallton e grisur – Ngjarje (VIDEO)
Artikulli vijuesHerbrenjtë në New York protestuan kundër shtetit izraelit