LIBANI NË PRAG TË LUFTËS CIVILE

Libani është për herë të parë kaq afër luftës civile pas atentatit ndaj kryeministrit Hariri në vitin 2005.

Me vrasjen e shefit të shërbimit informativ të brendshëm, Visam El Hasan në një atentat, vendi është kthyer pothuajse në fushëbetejë.

Numri i të vrarëve në përleshjet e jetuara doli në 7.

Në kryeqytetin Bejrut aktualisht gjendja është nën kontrollin e ushtrisë.

Ndërkaq në një numër të madh të qyteteve në vend me në krye qytetet Tripoli dhe Sajda vazhdojnë përleshjet mes grupeve shii dhe suni.

Në përleshjet e dala mes përkrahësve dhe opozitarëve të regjimit të Esadit në Tripoli të Libanit përdoren edhe snajperët. Njoftohet se të paktën 2 persona janë vrarë dhe u plagosën një numë i madh nga ana e snajperëve.

Pas përleshjeve mes grupeve shiite dhe sunite që vazhduan gjatë tërë natës në kryeqytetin Bejrut ku u plagosën 6 persona, trupat e ushtrisë arritën të vendosin kontrollin.

Në kryeqytetin Bejrut, ku shumica e shkollave nuk janë hapur fare, trupat ushtarake janë duke bërë patrullime të rregullta. Njoftohet se në disa lagje personat e armatosur kanë vendosur barrikada nëpër rrugë dhe bëjnë kontrollimin e kartave të identiteti.

Ndërkaq ushtria u bëri thirrje grupeve të armatosura të tërhiqen nga rrugët.

Duke e bërë të ditur se vendi gjendet në një pikë kritike ushtria libaneze kërkoj nga politikanët që të mos bëjnë deklarata provokuese.

Ushtria gjithashtu njoftoj se do të ndërmarrin masa të ashpra ndaj ngjarjeve të dhunës.

Sunitë, të cilët mbajnë përgjegjës Sirinë dhe Hizbullahun për vrasjen e El Hasanit, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Kryeministri Nexhip Mikati pati një takim me Presidentin Mishel Sulejman në lidhje me dorëheqjen e qeverisë ndërkaq kjo çështje mbeti pa përgjigje.

Qytetarët, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Mikad, ngritën çadra përpara shtëpisë së tij në qytetin Tripoli, ndërsa forcat e rendit kanë ngritur masat e sigurisë në maksimum për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Artikulli paraprakVV: Protestë kundër dhunës së shtetit policor
Artikulli vijuesIrak: Nga disa sulme – së paku 29 të vrarë dhe 53 të plagosur