Aviacioni Izraelit depërton çdo ditë në hapësirën ajrore të Libanit, Presidenti kërkon ndihmë

Presidenti i Libanit, Michel Suleiman, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të detyrojë Izraelin të heqë dorë nga kërcënimet në lidhje me ndërmarrjen e një sulmi ushtarak ndaj shtetit të tij, si dhe të mbështesë iniciativat e paqes në Lindjen e Mesme, njoftoi administrata presidenciale. Më herët, Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Ehud Barak, deklaroi se pushtimi izraelit i Libanit në vitin 2006 mund të përsëritet.

“Izraeli vazhdon të kërcënojë Libanin me operacione ushtarake, aviacioni i tij depërton çdo ditë në hapësirën tonë ajrore, gjë kjo që përbën në vetvete një shkelje të rezolutës №1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, shtoi Presidenti libanez.

Artikulli paraprakPËRSE E MËSOJMË TEUHIDIN?
Artikulli vijuesRusia do të ndërtojë flotën lumore në Venezuelë