Avionët turq bombarduan pozita të PKK-së në veri të Irakut, 18 të vrarë

Gjatë bombardimeve të forcave ajrore turke të cilat gjatë mbrëmjes së kaluar disa herë kanë kryer sulme në pozita të terroristëve të PKK-së në rajonin Kandil në veri të Irakut, janë vrarë të paktën 18 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç bën të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë, avionët e forcave ajrore kanë bombarduar pozita të terroristëve gjatë mbrëmjes së kaluar mes orës 23:00 dhe në mesnatë.

Artikulli paraprakËndrra bëhet realitet: Kosova pranohet në UEFA
Artikulli vijuesKërkohet hetim për kontratën që krijon monopol në homologimin e veturave