Mësohet se dy avokatet turke të cilat ishin arrestuar në Taxhikistan janë kthyer në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Avokatja Gülden Sönmez, e cila është anëtare e bordit drejtues të Fondacionit Humanitar të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) dhe anëtare e shoqatës së avokatëve, Emine Yıldırım anëtare e Unionit Ndërkombëtarë të Akovatisë si dhe përkthyesi Zaur Beg theksohet se kanë mbërritur në Stamboll me avionin e Turkish Airlines.
Delegacioni i avokatëve turq me qëllim për të treguar solidarizim me kolegët e tyre të cilët ndodhen si anëtarë mes radhëve të Partisë Islamike për Zhvillim që qeveria e Taxhikistanit i kishte arrestuar me 20 janar, mbërritën në aeroportin “Atatürk” në Stamboll për të vajtur në Dushanbe ku nga 6 persona që pëgëhej delegacioni vetëm 3 prej tyre Sönmez, Yıldırım dhe përkthyesi Beg u lejuan që të vazhdonin udhëtimin drejt Dushanbe-s.
Anëtarët e delegacionit në përputhje me programin pas disa takimeve me të afërm të të arrestuarve dhe disa avokatëve ditën e djeshme u arrestuan nga policia e Taxhikistanit.
Shoqata e Avokatëve në lidhje me çështjen kishte njoftuar se dy avokatet dhe përkthyesi ditën e djeshme në orën 17.30 ishin arrestuar nga policia e Taxhikistanit në hotelin ku qëndronin. Gjithashtu në deklaratë të përbashkët nga Shoqata e Avokatëve, Unioni Ndërkombëtar i Avokatëve dhe Platforma Sundimi i Ligjit i bënë thirrje qeverisë së Taxhikistanit që ti jepte fund menjëherë këtij zbatimi të pa-drejtë ndaj avokateve.
Dje në mesnatë edhe ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu në një deklaratë të postuar në Twiter kishte njoftuar se avokatet do të vinin në Stamboll me avionin e Turkish Airlines.