Këta janë emrat e rinj të qeverisë Mustafa

Në fillim të javës së ardhshme do të kompletohet kabineti qeveritar. Dy pozitat, të cilat mbetën të zbrazëta pas zgjedhjes së Hashim Thaçit President, pritet të zëvendësohen me emra të rinj.

Në fakt, janë tri pozita te rëndësishme qeveritare që do të pësojnë ndryshime.

Nga burime mirë të konfirmuara bëhet e ditur se partnerët qeveritarë tanimë kanë vendosur për emrat konkretë. Duket se nuk ka më hamendësime politike se kush do t’i udhëheq postet vakante në qeveri. Zëvendëskryeministër i parë do të jetë ministri aktual i Drejtësisë Hajredin Kuçi. Ndërkaq, pozita aktuale të cilën e mban Kuçi do t’i besohet bashkpartiakut të tij, Gani Kocit, raporton RTK.

Për pozitën e dytë që dikur mbante Presidenti Thaçi, atë të ministrit të Punëve të Jashtme ende nuk dihet me saktësi se kush do ta udhëheq.

Burime brenda PDK-së thonë se ish ministri Enver Hoxhaj dhe zëvendëministri aktual i Punëve të Jashtme Petrit Selimi synojnë ta udhëheqin me këtë dikaster. Por, burime brenda PDK-së janë skeptik që Selimi mund të përzgjedhët në krye të MPJ-së.

Sipas tyre, Selimi cilësohet si njëri ndër zyrtarët më të suksesëshëm të politikës së jashtme të Kosovës, por ai nuk ka fuqi të votës, e rrjedhimisht pak ka gjasë që t’i lejohet drejtimi i një ministrie aq të rdëndësishme siq është MPJ.

Besohet se megjithatë do të jetë Enver Hoxhaj ai i cili pritet të udhëheqë sërish me diplomacinë kosovare, por strukturat e PDK-së ende nuk kanë marrë vendim përfundimtar.
E, ai i cili pritet shumë shpejt ta zëvendësojë Presidentin Thaçi në postin e kreut të PDK-së, nuk pohoi e as mohoi asgjë rreth emrave të përfolur për qeveri.

Madje, sipas tij partnerët e kokalicionit ende nuk kanë vendosur për riformatimin e Qeverisë..

Sido që të jetë, duket se fillimjava e ardhshme, kur edhe pritet kthimi i Kadri Veselit, kreut të PDK-së nga SHBA-të, do ta gjejë Qeverinë të kompletuar.kohaislame

Artikulli paraprakSus; mos të dëgjojë Turqia! SHBA-të në bisedime sekrete me… DAESH-in!
Artikulli vijuesBashkimi Evropian ia “heqë” vizat Kosovës, por pritet t’ia vendos SHBA-ve dhe Kanadasë!