Avokati i Salah Abdeslam: Ai është kokëtul, intelegjenca e tij sa truri i një peshku

Terroristi Salah Abdeslam, i cili morri pjesë në sulmet e Parisit, ku mbetën të vrarë 130 persona, sipas avokatit të tij është kokëtul.
Avokati belg, Sven Mary, intelegjencën e tij e ka krahasuar me madhësinë e trurit të peshkut, shkruan WP, transmeton koalb.com.

Abdeslam është ekstraduar në Francë ku është akuzuar për vrasje dhe bashkëpunim me një grup terrorist.

Avokati Mary gjatë një interviste ka përshkruar vështirësitë në lidhje me klientin e tij, ndërsa ka theksuar se ‘kam pasur shumë momente kur doja të hiqja dorë nga kjo çështje’.
“E pyeta nëse e kishte lexuar Kuranin, ndërsa ai u përgjigj se e kishte parë në internet”, është shprehur avokati Mary, transmeton koalb.

Përkundër bisedave të shumta, avokati i Abdeslam ende nuk ka arritur të marrë përgjigjjë se si ka përfunduar ai në mës të islamistëve të radikalizuar.

Artikulli paraprakNew Yorku arreston 120 anëtarë të bandave më të mëdha kriminale
Artikulli vijuesLDK-ja në Prizren mbështet kërkesën e heqjes së shpenzimeve të varrimit