Bajrami: Arsimi është ekonomi andaj duhet të zhvillohet

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kanë organizuar konferencën e parë ”Arsim për punësim”.

Kjo konferencë ka për qëllim krijimin e kushteve për nxënësit e shkollave profesionale në vendin tonë, mundësi për punë praktike, por edhe punësim.

Ministri Arsim Bajrami, tha se arsimi është ekonomi, andaj duhet të zhvillohet.

Kurse zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi u premtuan mbështetje në këtë drejtim të gjitha shkollave dhe nxënësve

Artikulli paraprakSimiq: S’mund të jemi gjatë jashtë Kuvendit, po humbim!
Artikulli vijuesSi të kesh një përfundim të mirë