Grekët:Blloqet e naftës në Jon, përfitimi nga marrëveshja e arritur me qeverinë shqiptare

0
352

Ditën e djeshme, portali grek i energjisë energypress.gr i ka dedikuar një artikull asaj që ata e konsiderojnë si një marrëveshje të arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për zonën ekonomike ekskluzive.

“Qeveria e Greqisë dhe ajo e Shqipërisë duket se kanë arritur një marrëveshje për Zonën Ekonomike Ekskluzive, implementimi i së cilës në mënyrë të qartë do të definonte kufij rajonal offshore dhe do të aktivizonte zhvillimin e nxjerrjes së hidrokarbureve në blloqet 1 dhe 2 të detiti Jon. Një marrëveshje zyrtare pritet të publikohet së shpejti”, shkruan energypress duke cituar burimet e saj, duke shtuar se në të shkuarën Shqipëria ka reaguar ashpër lidhur me kërkimet për naftë në këto blloqe, të cilat vendi fqinj i ka konsideruar si zona offshore.

“Marrëveshja e qeverisë greke me Tiranën vjen si një pranin i disa gabimeve që kanë ekzistuar deri më sot në mënyrën e pasqyrimit në hartë të zonës ekonomike”, shkruan po e njëjta media referuar burimeve të saj.

Në këmbim, zyrtarët shqiptarë nuk mund të ngrenë pretendime lidhur me hidrokarburet në zonën e ndarjes kontinentale pranë ishujve Othoni dhe Erikousa, të vendosur në veri të Jonit, vazhdon argumentin e tij ky portal.

“Drejtuesit e qeverisë greke kanë shprehur besimin se problemi i së shkuarës, që vinte prej kundërshtimit të Shqipërisë kundër aktivitetin të Greqisë për nxjerrjen e naftës në rajon, tashmë, me nënshkrimin e marrëveshjes nuk do të përsëritet. Blloqet 1 dhe 2 janë përfshirë në një paketë greke prej 20 blloqesh dhe janë tenderuar në vitin 2015.