Bajrami: Në Pejë jo diploma fals, por regjistrime

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, në një konferencë për media ka thënë se rasti në flasifikimin e diplomave në Pejë, nuk qëndron.
Ai ka thënë se pas publikimit të lajmit, inspektorati ka marr të gjitha masat për ta hetuar rastin, që sipas tij, nuk ka gjetur falsifikim diplomash.

“505 diplomat e Pejës, menjëherë pas lajmit të publikuar në media kanë filluar menjëherë procedurat për inspektimin e rastit në fjalë për hulumtimin e kësaj çështje në mënyrë që të kemi një hulumtim të pavarur profesional dhe të dalim me të dhëna konkrete. Rasti ka te bëjë me 505 regjistrime fals, e jo me 505 diploma fals. Nuk behet fjalë për 505 diploma fals”, ka thënë Ministri Bajrami.
Ai ka thënë se regjistrimin e parregullta kanë filluar në vitin 1999/2010.

“Regjistrimet e parregullta kane filluar ne vitin 1999/2000. Mund të ketë keqpërdorime në pranim dhe për këtë kanë filluar padit në gjykatë të Pejës të cilat nuk kanë bërë asgjë për këtë punë. Te dhënat tregojnë se nuk ka zhdukje të dosjeve siç është thënë në shtyp. Dosjet janë gjetur dhe ato ekzistojnë”, ka thënë ai.

Fadil Kelmendi, drejtor i Inspektoratit në Ministrinë e Arsimit, ka thënë se janë rreth 522 kandidat që janë regjistruar në mënyrë të paligjshme.
“Administrata e fakultetit të biznesit në qytetin e Pejës nuk ka dëshmi se si janë regjistruar kandidatët në këtë fakultet. Nga inspektimi që e ka kryer inspektorati i Ministrisë së Arsimit është konstatuar se janë rreth 522 kandidat që janë regjistruar në mënyrë te paligjshme në Universitetin e Pejës. 14 kandidatëve u anulohen diplomat nga 522”, ka thënë 
Artikulli paraprakSelmani: Liburn Aliu më fyeu mbi baza familjare, kërkohet dorëheqja e tij
Artikulli vijuesDeputetët që dërguan SMS, mund të dënohen deri në 10 mijë euro