Rezultatet e hulumtimit të Universitetit të Bristolit dhe Kolegjit Mbretëror në Londër vërtetojnë lidhjen në mes sëmundjeve të mishit të dhëmbëve dhe zemrës dhe theksojnë rregullën bazike në higjienën e dhëmbëve, dhe kjo është larja dy herë në ditë.
Bakteret në gojë mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut përmes gjakderdhjes së mishit të dhëmbëve dhe të shkaktojnë mpiksje të rrezikshme të gjakut që mund të rezultojnë në problemet e zemrës dhe të shkaktojnë infeksione.
Bakteret që banojnë në gojë mund të shkaktojnë mpiksje të gjakut, të cilat shkaktojnë një sëmundje të rrallë – endokarditisin infektiv ose infeksionin e sipërfaqes së zemrës dhe valvuleve të zemrës, ka treguar hulumtimi i përbashkët i Universitetit të Bristol dhe Kolegjit Mbretëror në Londër. Bakteret në qarkullim të gjakut mund të hyjnë përmes gjakderdhjes së mishit të dhëmbëve dhe pastaj të shkaktojnë mpiksjen e gjakut, transmeton Daily Mail.