Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje Nazlije Bala ka reaguar për arrestimin e më pas deportimin nga Kosova të Boiken Abazit , anëtar i kryesisë dhe Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i kësaj lëvizjeje, transmeton Klan Kosova.
Ajo në një status në llogarinë e saj në Facebook ka përmendur edhe rastin e ministrit serb Ljubomir Mariq duke pyetur se a është e ligjshme që refugjati serb nga Kroacia të bëhet ministër në Qeverinë e Kosovës?.
“Lista Srpska a është e ligjshme, refugjati serb nga Kroacia a është i ligjshëm që të bëhet ministër në qeverinë e Kosovës.
As lista Srpska as ministri refugjat nuk e njohin shtetin e Kosovës. Madje e luftojnë shtetin e Kosovës.
I vetmi faj i Boikenit është që lufton për shtetin e Kosovës” ka shkruar ajo.
Mediat kosovare kishin raportuar lidhur me rastin sesi Ljubomir Mariq para se të bëhej ministër i Adminstrimit të Pushtetit Lokal erdhi në Kosovë si refugjat i ikur nga Kroacia.