Kurdët deklarojnë sistem federal në veri të Sirisë

Partia e Bashkimit Demokratik të  Kurdëve dhe disa grupe aleate kanë votuar për të krijuar federatë autonome në pjesën veriore të Sirisë.

Zyrtarët e kësaj partie kanë kërkuar autonomi në regjionet e kontrolluara nga kurdët të enjten, pas dy ditësh takime me delegatë të komuniteteve të ndryshme në veri të vendit .

Përfaqësuesit e komuniteteve arabe, kurde e siriane, dhe grupe të tjera etnike janë takuar në qytetin Remelian në provincën Hassakeh për të diskutuar kombinimin e tre zonave të udhëhequra nga kurdët në një sistem federal.

Qeveria siriane dhe blloku kryesor opozitar e kanë kundërshtuar këtë veprim, raporton Al Jazeera, përcjellë Klan Kosova.

“Paralajmërim për çdokënd që merr guximin të ndërhyjë në unitetin e tokave të popullit të Sirisë, nën çfarëdo titulli! Krijimi i unionit ose sistemit federal bie ndesh me kushtetutën e Sirisë, të gjitha konceptet nacionale si dhe rezolutat ndërkombëtare” , thuhet në një deklaratë të ministrisë së Punëve të Jashtme e Sirisë raporton AL Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Regjioni i deklaruar sistem federal, i emëruar nga kurdët si Rojava, përbëhet nga tre enklava ose kantone të ndryshme, nën kontrollin e kurdëve në Sirinë veriore; Jazira, Kobani dhe Afrin.

Artikulli paraprakBala: Refugjati nga Kroacia bëhet ministër, shqiptari dëbohet
Artikulli vijuesTë kesh gjithë web-in në kokë, ja sa informacion mund të ruajë truri njerëzor