Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” raporton se një projekt zëvendësues i “South Stream”, që do të sjellë gazin rus drejt Europës, ka kaluar në fazë praktike. Bëhet fjalë për atë që quhet “Balkan Stream”, i cili ndjek të njëtën gjurmë, por shmang Bullgarinë për të kaluar për es Greqisë dhe Maqedonisë. Janë gjetur madje edhe financimet, përderisa palët e interesuara, hungarezët dhe maqedonasit, kanë diskutuar me Erdogan për të marrë në këtë drejtim një financim nga Turqia, që sshtë nyje e të gjithë gazsjellësve. Interes paraqet në këtë çështje analiza që agjencia ruse i bën kalimit të projektit në fazën praktike në raport me situatën politike në Maqedoni. Sipas kësaj agjencie, skandali i përgjimeve, që u shërbye nga kreu i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, synonte destabilizimin e vendit dhe realizimin e një skenari ukrainas. Regjisorët e këtij skenari janë amerikanët, që gjithnjë sipas “Sputnik” synonin pikërisht rotacionin politik me synim bllokimin e projektit. Fakti që kompania “Stroitransgaz” ka bërë të ditur së fundmi se “Balkan Stream” do të nisë ndërtimin, dëshmon se projekti amerikan ka dështuar. Në konsideratë pozitive merret edhe qëndrimi i partive shqiptare, sikurse fakti se si Greqia, ashtu edhe Maqedonia, kanë një qëndrim ndryshe nga BE-ja ndaj Rusisë. Madje për agjencinë ruse edhe Serbia ndodhet në qerthullin e përpjekjeveër revolucion të tipit ukrainas. Nuk dihet gjithsesi sesi do të shkojë, por duket qartë se Ballkani po kthehet në vijë përplasjesh, në kontekstin e të cilave Shqipëria, ndonëse zyrtarisht është më proevropiania, është më e shpërfillura nga shtetet e rajonit. Edhe pse ky fakt nuk do parë domosdoshmërisht si padrejtësi.
You Might also Like
Mustafa: Me Ligjin për Trepçën hapet e ardhmja e saj
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin…
By
1 Min Read
Al-Mazroui: OPEC-u nuk mund të mbrojë më çmimin e naftës
OPEC-u nuk mund të mbrojë më çmimin e një fuçie naftë, në rënie që prej…
By
1 Min Read
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar ligjin e ri për taksat
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar ligjin e ri për taksat. Kjo është fitorja…
By
1 Min Read
Ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë e varur nga produktet e huaja
Edhe pse kanë përfunduar 17 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe tetë…
By
6 Min Read
Letonia bëhet pjesë e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik
Letonia është ftuar që t’i bashkohet Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (OCED), me bazë në Paris,…
By
1 Min Read
Ekonomia “në të zezë” sa dy herë buxheti i shtetit
Sa ka buxhet shteti i Kosovës gati edhe po aq zhvillohet ekonomi informate apo siç…
By
7 Min Read
