Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar ligjin e ri për taksat

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar ligjin e ri për taksat.

Kjo është fitorja e tij e parë legjislative prej kur ka nisur udhëheqjen e presidencës.

Ky është rishikimi më i madh në SHBA për ligjin e taksave nga viti 1986.

Demokratët kanë thënë se nga kjo reformë mund të përfitojnë taksapaguesit e pasur dhe bizneset e mëdha.

Trump është larguar nga Shtëpia e Bardhë menjëherë pasi ka nënshkruar ligjin, në atë që ka thënë se do te jetë vikend i punës.

“Do të jem duke punuar në Florida, do të punojë shumë gjatë Krishtlindjeve, sepse kemi shumë gjëra për të cilat po flasim, duke përfshirë Korenë Veriore, dhe ndodhi të tjera në Lindjen e Mesme ashtu siç e dini”, ka thënë Trump.

Artikulli paraprakPresidenti Emmanuel Macron tha se vendi i tij do ta njohë shtetin e Palestinës
Artikulli vijuesNa mashtruan,Tek kur e pashë ambasadorin amerikan, dhe atë britanez, atëherë po e kuptoja në qfarë situate na kanë dërgu