Sekretari i Përgjithshëm i OKB-ës, Ban ki Moon ka kërkuar nga Irani që të bëjë presion mbi aleatin e saj në Damask, për të arritur një marrëveshje paqësore për t’i dhënë fund luftës civile në Siri.
Gjatë një takimi me ministri e jashtëm të Iranit, Javad Zarif, Ban ka “përsëritur se nuk zgjidhje ushtarake për këtë konflikt dhe ka kërkuar nga Irani që të ushtrojë ndikimin e saj për promovim të paqes.”
Dy liderët kanë diskutuar edhe për situatën në Jemen, ku OKB-ja po mundohet të zhvillojë bisedime paqësore, ku Irani ka një rol kyç sepse mbështetë militantët Huthi, që i takojnë sektit Shiite.
Ban ka apeluar tek të gjitha palët që ta zbatojnë marrëveshjen e arritur mes Iranit dhe fuqive botërore, për programin bërthamor.