Dërgojnë në xhami pakon me kokë derri

-Në Berlin ka ndodhur të mërkurën një provokim i rëndë i besimtarëve myslimanë. Persona ende të panjohur kanë dërguar në një xhami një pako në të cilën kanë futur një gjysmë koke të derrit dhe një kuran.

Prokuroria ka nisur menjëherë hetimet rreth rastit.

Pakon e kishte sjellë në xhaminë në lagjen Kreuzberg, të njohur për përqindjen e madhe të banorëve me prejardhje të huaj, një korrier, shkruan bz.de. Kjo kishte ndodhur pikërisht në kohën kur besimtarët ishin duke kryer faljen.

Në çastin kur ata hapën pakon, mundën të shihnin se në të ndodhej gjysmëkoka e derrit dhe libri i shenjtë i myslimanëve, Kurani, transmeton albinfo.ch.

Me këtë rast është iniicuar kallëzim penal në policinë kompetente.

Artikulli paraprakTaksitë e Gjevgjelisë të pangopur: Do ta vazhdojmë grevën
Artikulli vijuesGjykata e Holandës ndalon librin për Srebrenicën