Ban Ki-moon: Për Kosovën është me rëndësi ruajtja e stabilitetit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga kryeministri Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, si dhe nga ambasadori i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Bekim Sejdiu, është takuar të dielën në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate, Ban Ki-moon.

Në takim, presidentja Jahjaga e vlerësoi si të rëndësishme vizitën e sekretarit të përgjithshëm në Kosovë këtë verë, duke theksuar se Kosova është një rrëfim i suksesit të përbashkët, edhe i partnerëve ndërkombëtarë, që kanë punuar me qytetarët dhe institucionet e Kosovës në shtetndërtimin e saj, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Duke folur për përmbylljen e fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, Presidentja Jahjaga tha se institucionet e Kosovës kanë marrë përgjegjësitë e plota duke siguruar, njëkohësisht se parimet themelore të përcaktuara me Kushtetutë dhe me Deklaratën e Pavarësisë do të zbatohen për të gjitha komunitetet. Ajo tha se Kosova ka hapur një kapitull të ri si kontribuuese për paqen dhe stabilitetin në rajon. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakBasha: Qyteti i Tiranës, Jeruzalemi i dytë i botës
Artikulli vijuesPërleshje në fabrikën kineze, Apple pezullon prodhimin