Ban Ki Moon Reagon ndaj deklaratës së Netanjahut

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka kritikuar funksionarët e regjimit sionist të cilët kanë keqpërdorur fjalët e tij.

Ban Ki Moon u ka kërkuar funksionarëve të Tel Avivit që të mos sulmojnë folësit dhe ata që thonë të vërtetës. Ban Ki Moon tha se regjimi sionist nuk mund të sulmojë çdo person që me vullnet të mirë shpreh të vërtetë.
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se palestinezët dhe në veçanti të rinjtë nuk kanë shpresa se do të t’i jepet fund pushtimit të vendit të tyre dhe ata vuajnë për çdo ditë nga sulmet e izraelitëve dhe për këtë nuk kanë shpresa në arritjen e një marrëveshjeje për paqe.
Ka ardhur koha që izraelitët palestinezët dhe Bashkësia Ndërkombëtare të vështrojnë realitetin dhe kjo gjendje nuk mund të vazhdojë, ka thënë Ban Ki Moon.
Më herët sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ishte shprehur: Shqetësimet e palestinezëve nga dështimi i procesit të kompromisit dhe për shkak të pushtimeve të përditshme për gjysmë shekulli janë shtuar dhe ashtu siç e dimë është e natyrshme që njerëzit të reagojnë ndaj pushtimit të territorit të tyre dhe tu përgjigjen pushtuesve.
Artikulli paraprakRusia kritikon mbështetjen e NATO-s ndaj Turqisë
Artikulli vijuesRenditja e vendeve që shpenzojnë më shumë në armatime