A mund të ekzistojë një çamçakëz që shëron islamofobinë?! Ja çfarë kanë prodhuar muslimanët amerikanë (video)

CAIR apo Këshilli për Çështje Amerikano-Islame, organizatë kjo më e madhja në SHBA për evokim të të drejtave të myslimanëve, së fundmi ka postuar një video-reklamë për “çamçakëzin i cili shëron islamofobinë”.

Kjo reklamë, e cila është shpërndarë së fundmi në mënyrë virale në internet, prezanton në formë satirike stereotipet e tjerëve kundër myslimanëve, dhe ka për qëllim të përçojë një mesazh: “Stop fanatizmit antiislam!”

“Jemi munduar të paraqesim në formë argëtuese frikën e panevojshme dhe irracionale ndaj myslimanëve dhe Islamit, sidomos në ciklin politik gjatë vitit të fundit, në të cilin shumë kandidatë, duke filluar prej Ben Carson e deri te Donald Trump, kanë ushqyer një frymë antiislame”, ka thënë Dawud Walid nga CAIR-Michigan.

Videoja ka të bëjë me një çamçakëz të trilluar, që quhet Islamophobin, i cili nëse e përtyp, do t’a largojë frikën prej myslimanëve amerikanë.

“Kjo video mendojmë se do t’i humanizojë myslimanët. Shumë njerëz, posaçërisht këtu në SHBA, i kanë dehumanizuar myslimanët. Ata madje, as nuk e kanë idenë se edhe ne kemi sens të humorit. Ajo çfarë kemi bërë mundet të mos e shërojë fanatizmin, por ka për qëllim që të përçojë dhe mesazhin se urrejtja nuk duhet të tolerohet. Deri më tani, videoja ka pasur një jehonë mjaft pozitive. Shumë njerëz, si myslimanët ashtu edhe njerëz të feve tjera, kanë qeshur kur kanë parë atë”, shton ai.

Për të qenë edhe më argëtuese, CAIR është duke shitur çamçakëzin edhe në Amazon.

Çamçakëzi Islamophobin i cili mund të blihet dhe t’u shpërndahet dhe tjerëve, po normalisht që është e tëra një shaka”, sqaron zyrtari i CAIR.

Për shkak të reagimeve pozitive, CAIR thonë se kanë në plan të lëshojnë edhe video tjera të ngjashme./tesheshi.com/

Artikulli paraprakKosova, imazhi i një viktime
Artikulli vijuesZgjohuni, para se t’ua varin ikonen e Terezes ne drejtimin e Qabes!