Banda “Pink Panther” po terrorizon Austrinë

Banda e plaçkitësve, “Pink Panther”, edhe më tutje është aktive në Austri, supozon policia austriake, duke theksuar se vetëm këtë vit janë plaçkitur 23 argjendari, që është një rekord i ri.
Banda, prapa se cilës besohet se qëndrojnë plaçkitës nga ish-territoret e Jugosllavisë, më saktësisht nga Serbia dhe Mali i Zi, gjithmonë është një hap para policisë, e cila nuk po arrin t’u hyjë në gjurmë, edhe përkundër faktit se para disa muajve ka arrestuar disa pjesëtarë të bandës.

“Pyesim se kush e ka radhën. Argjendaritë jetojnë në frikë”, thotë Franck Tomas Moh, kryetar i Këshillit të Argjendarive në Odën Ekonomike të Austrisë, transmetojnë mediat.

Shpërblimi në vlerë prej 20 mijë euro, i cili për herë të parë është ofruar për informatat, të cilat mundësojnë arrestimin e plaçkitësve profesionistë, është dëshmia më e mirë se sa e pafuqishme është policia kundër kësaj bande

Artikulli paraprakSiri: Mungesë e ushqimit në Aleppo
Artikulli vijuesFrancezët dorëzojnë një bazë ushtarake në Afganistan