Në njoftimin e Bankës thuhet se plani i OPEC-ut për kuota të prodhimit do të kufizojë furnizimin global.
Banka Botërore (BB) ka ndryshuar duke e rritur çmimin e parashikuar të naftës së papërpunuar për vitin 2017 nga 53 në 55 dollarë për fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Bankës thuhet se plani i OPEC-ut për kuota të prodhimit do të kufizojë furnizimin global.
“Presim rritje në çmimin e energjisë duke filluar me atë të naftës vitin tjetër. Sidoqoftë, ekziston një paqartësi rreth rezultatit i cili mund të dalë nga zbatimi i marrëveshjes së OPEC-ut e cila nëse zbatohet padyshim se do të ndikojë në tregjet e naftës”, deklaroi ekonomisti i Lartë në BB, John Baffes.