Pse nuk duhet ta përdorësh iphone kur temperaturat janë nën zero

Me siguri e keni përdorur telefonin jashtë gjatë këtyre ditëve edhe kur temperaturat janë regjistruar nën zero?

Edhe kur ka pasur më pak se 30% jetë bateri?

Është gjëja më e keqe përdorimi në këtë situatë, megjithatë nuk jeni vetëm. Ka edhe shumë të tjerë që e bëjnë vazhdimisht këtë.

Megjithatë, duhet ta dini se ka një arsye pse bateria e telefonit bie menjëherë në të ftohtë.

iPhone-t përdorin një lloj baterie që quhet Lithium-Ion, e cila gjendet në pajisjet me bateri të rikarikueshme.

Sipas Battery Universe, temperaturat e ulëta “rritin rezistencën e brendshme dhe zvogëlojnë kapacitetin” e një baterie Lithium-Ion.

Apple thotë se telefonat iPhone punojnë më mirë kur temperaturat variojnë nga zero në 35 gradë celsius.

Kështu, nëse do që ta ruash baterinë më gjatë, evitoje përdorimin e iPhone në motin e ftohtë./kumti

Artikulli paraprakSHBA kanë lëshuar 26,171 bomba në 7 vendet me shumicë muslimane në vitin 2016
Artikulli vijuesFinlanda bëhet vendi i parë që heq dorë nga lëndët shkollore