– Shtatë refugjat ilegal, nënshtetas të Pakistanit janë zbuluar në një shtëpinë Veles në afërsi të hekurudhës, dje në orën 8 e 30 min
Personat R.A.(36),N.R.A.(33),A.J.(33),A.T.(35),K.A.(27),N.R.(22) dhe N.M.(23) të cilët në Maqedoni janë futur para katër ditëve në mënyrë ilegale në afërsi të vend kalimit kufitar Bogorodica dhe kanë lëvizur në këmbë në drejtim të Serbisë. Ato dje, janë takuar me R.S.(18) nga Radovishi me të cilin janë marr vesh që për një shumë prej 190 euro t`i ndihmoje të gjejnë taksi për deri në kufirin maqedono-serb.
Pasi që i ka marr paratë, R.S. i ka vendosur refugjatët në njërën prej dhomave të shtëpisë ku kanë jetuar prindërit e tij dhe motra adoleshente. Në ora 11 e 30 minuta, R.S. është gjetur dhe së bashku me refugjatët është prangosur në Stacionin Policor në Veles. Kundër tij do të ngritet padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale trafikim të refugjatëve.