Vatra e hafizlerëve të Kuranit mirëpriti hafizlerët e shquar nga Maqedonia dhe Kosova

Forumi Rinor Islam – Nëndega Karshiakë për herë të parë organizoi Mbrëmje Kuranore në Studeniçan, vend i cili njihet për numrin e madh të hafizlerëve.

Fillimisht u recituan ajete të Kuranit Fisnik nga hfz. Fati Shabani, me çka edhe filloi kjo mbrëmje e begatshme.
Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Forumit Rinor Islam – Nëndega Karshiakë Burhanedin Nuhiu i cili mes tjerash tha: “Ky rajon është i dashur për kënduesit e fjalës së Allahut, është qendër e hafizlerëve dhe atyre që Kuranin e lexojnë vazhdimisht, andaj e pamë të arsyeshme që mu këtu të dëgjojmë Kuran nga hafizlerët e mirënjohur të trevave tona, shpresojmë që sonte ata në këto netë të fundit të ramazanit do të na freskojnë me leximin dhe me zërat e tyre të bukur.”
Më pas fjalë rasti kishte edhe kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki i cili theksoi: “Është nder dhe kënaqësi e madhe për mua dhe për gjithë juve që sonte jemi tubuar këtu nën organizimin e shkëlqyeshëm të Forumit Rinor Islam-Nëndega Karshiakë, ashtu si unë besoj se edhe ju po kalojmë një natë të mrekullueshme, kur bëhen bashkë tre gjëra padyshim se del një mrekulli, e para: – Përjetimi i ditëve të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit; – Zëri i bukur i hafizlerëve të nderuar të cilët po na dhurojnë një freski shpirtërore dhe për këtë e lusim Zotin ti shpërblej hafizat e nderuar; – dhe e treta kur e gjithë kjo ndodh në Studeniçan padyshim se del bukur. Falemnderit FRI për punën tuaj të palodhshme që bëni në vazhdimësi për edukimin e brezit të ri, Zoti ju shpërbleftë.”

Hafizlerët e kësaj mbrëmjeje ishin: hfz. Adnan Elmazi, hfz. Egzon Ibrahimi dhe hfz. Xhemail Nuhiju, të cilët u dhuruan një emocion të veçantë të pranishmëve përcollën momente të bukura dhe mbresëlënëse.
Vlen të potencohet se në këtë mbrëmje të pranishëm ishin drejtorë të shkollave fillore, afaristë, donatorë, profesorë, arsimtarë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Artikulli paraprakKatër ministra të Qeverisë në Libi japin dorëheqje
Artikulli vijuesDepartamenti i Shtetit: Maqedonia nuk lufton mjaftueshëm kundër tregtisë me njerëz