Banorët e një lagjeje të varfër në Egjipt, vizitohen nga presidenti i ri

Presidenti i ri i Egjiptit, dr. Muhamed Mursi, i ka surprizuar banorët e disa lagjeve popullore në periferi të Kajros, duke u bërë një vizitë të papritur dhe i pa shoqëruar nga forcat e sigurisë.

Ai vajti në këtë rajon për të hetuar gjendjen e trafikut dhe rendin. Gjatë vizitës së tij, ai u takua me shumë kalimtarë të cilët i pyeste mbi hallet e problemet e tyre.
Gjatë fushatës së tij zgjedhore, dr. Mursi pati premtuar të zgjidhë problemin e trafikut të rënduar dhe vendosjen e rendit brenda tre muajve pas zgjedhjes së tij si president. /ardhmeriaonline/kohaislame

Artikulli paraprakLAVROV: AZIL POLITIK PRESIDENTIT ESAD ISHTE NJË SHAKA
Artikulli vijuesPërbrenda makinerisë Siriane së propagandës