Kryeministri opozitar sirian e përjashton dialogun me Assadin

Kryeministri i ri i përkohshëm i opozitës në Siri, Ghassan Hitto, thotë se “nuk do të ketë dialog” me regjimin e presidentit, Bashar al-Assad.
Këto komente ai i bëri sot në fjalimin e tij në Stamboll të Turqisë, pasi u zgjodh nga Koalicioni Kombëtar Sirian.

Hitto ka njoftuar se selia e qeverisë së përkohshme do të jetë në territoret nën kontrollin e kryengritësve në pjesën veriore të Sirisë dhe ka bërë thirrje për njohje ndërkombëtare, transmeton Rel.

Analistët thonë se megjithatë, është e paqartë nëse kryengritësit që po luftojnë kundër forcave të Assadit në Siri, do ta pranojnë autoritetin e qeverisë së përkohshme.

Hitto është i lindur në Damask, në vitin 1963, dhe ka jetuar në Shtetet e Bashkuara për dekada. Ai kishte punuar në teknologji dhe ishte i angazhuar në disa çështje të ndërlidhura me islamin. /rel/kohaislame

Artikulli paraprakSiri – Opozitarët zgjedhin kryeministrin
Artikulli vijuesBlix: Lufta në Irak, gabim i tmerrshëm