Bayern Munichu është në avantazh në duelin me Juventusin, pasi kampioni gjerman ka barazuar 2 me 2 në Juventus Stadium në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët në ndeshjen e parë patën epërsi prej dy golave, por në pjesën e dytë “Zonja e Vjetër” barazoi rezultatin.
Dy minuta para fundit të pjesës së parë, sulmuesi Thomas Muller hapi serinë e golave kur realizoi pas asistimit të Douglas Costas.
Arjen Robben në një aksion tipik mposhti portierin Gigi Buffon kur po zhvillohej minuta e 55-të.
Argjentinasi Paulo Dybala ngushtoi epërsinë në minutën e 63-të ndërsa Sturaro barazoi në 2 me 2 dhe rezultatin përfundimtar nga ky takim.