Librazhd, i dehuri konfliktohet me familjarët, i vë flakën shtëpisë

Një i ri pasi është konfliktuar me prindërit e tij, i ka vënë flakën banesës. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Dardhë të Librazhdit.

Nga të dhënat paraprake thuhet se autori I.Hilla, ka qenë në gjendje të dehur, në momentet që ka kryer aktin kriminal.

Në banesën e tij kanë shkuar dy zjarrfikëse për të shuar flakët. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakBarazim i artë i Bayernit ndaj Juves
Artikulli vijuesZelandë e Re, ofrohet një punë prej 243 mijë euro në vit, askush nuk shkon