Barcelona: Arda do të jetë arma jonë kundër Atleticos

Barcelona humbi nga Atletico Madrid në çerekfinalen e vitit 2014 në kohën kur për Atleticon luante Arda Turan i cili tani luan për ne”

 

NYON (AA) – Drejtori i Barcelonës, Javier Bordas deklaroi se mesfushori turk Arda Turan do të bëjë diferencën në ndeshjen kundër Atletico Madridit të vlefshme për kualifikim në gjysmë finale e Ligës së Kampionëve evropian të futbollit, duke ndihmuar ekipin të mposhtë kundërshtarin nga i cili humbi në po të njëjtën fazë të garës në vitin 2014, raporton Anadolu Agency (AA).

Bordas, i cili përfaqësoi Barcelonën në shortin e çerekfinaleve të “UEFA Champions League” në Nyon, tha për AA se: “Barcelona humbi nga Atletico Madrid në çerekfinalen e vitit 2014 në kohën kur për Atleticon luante Arda Turan i cili tani luan për ne”.

Artikulli paraprakZhvillohet kongresi i Partisë Socialiste të Shqipërisë
Artikulli vijuesGjenerali çifut: Probleme e presin Izraelin deri sa me Turqinë qeveris Erdogani