Mbesa e Faik Konicës me shami

Pak kujt do t’i shkonte në mend se pasardhësit e dy figurave më të ndritura të historisë dhe letërsisë shqiptare, vëllezërve Faik e Mehmet Konica, do të kërkonin azil në tokën e etërve të tyre.
70 vjet pas vdekjes së Mehmet Konicës, e mbesa e tij, Randa Al Azem Konica, jeton si emigrante në Prishtinë, kjo pasi ajo braktisi Sirinë, vendin ku kishte lindur.

Në një shqipe të kuptueshme, ajo ka rrëfyer për emisionin Rubikon historinë e familjes së saj, duke nisur nga pushtimi italian e deri te zhvendosja e familjes së saj në Siri, raporton Koha.net.

Randa Al Azem Konica tregon se si nëna dhe tezja e saj i shpëtuan pushkatimit, pasi Ambasada angleze kushtëzoi shërimin e nipit të diktatorit Enver Hoxha me lirimin e familjes Konica.

Pas kësaj, me ndihmën e Mbretit Ahmet Zogu, familja ishte vendosur në Siri, ku trashëgimtaret e vetme të vëllezërve Konica u martuan me vendës dhe krijuan familje, por duke ruajtur gjuhën e tyre amtare.

Randa ka rrëfyer se ëma e saj kishte vdekur dhe asnjëherë nuk e pranoi nënshtetësinë e Sirisë me shpresën se gjërat do të përmirësoheshin dhe ajo do të merrte atë shqiptare.

Për trashëgimtaren e Konicës janë absurde procedurat burokratike që Kosova dhe Shqipëria kanë për dhënien e vizave për shqiptarët që jetojnë jashtë vendeve të tyre.

Ajo ishte indinjuar kohët e fundit, kur Shqipëria i refuzoi vizën vajzës së tezës së saj, e cila ka mbetur në Siri.

Randa Al Azem Konica i ka bërë thirrje presidentes së Kosovës që t’i ndihmojë ta nxjerrë nga Siria atë, pasi edhe ajo është mbesa e parë e vëllezërve Konica.

Ajo mbanë shami dhe mburret me identitetin e vet fetarë. Gjatë emisionit është lutur edhe për nënë e saj duke thënë: Rahmet shpirti i pastë.

Artikulli paraprakHedhja e bombave dhe masakra në xhaminë e poshtme të Preshevës me 15 shtator 1943
Artikulli vijuesTeknologjia nuk i bën nxënësit më të mençur