Të hënë do të tërhiqet shorti i Ligës së Kampionëve për fazën nokaut.
Përqindjet më të mëdha shkojnë për ndeshjen Chelsea – Barcelona, pasi mundësia që kjo përballje të dal nga goglat është 40 për qind.
Në anën tjetër Real Madridi ose Sevilla, kanë gjasa të mëdha që të përballen me Romën.
Pas që Atletico Madrid është eliminuar, kanë mbetur në garë vetëm tri skuadra spanjolle.
Juventusi ka gjasa shumë të mëdha që të luajë me një skuadër angleze. Manchester United, Liverpool dhe Tottenham, kanë nga 19 për qind gjasa, ndërsa City me 18 për qind.
Përballje tjetër e gjasa të mëdha është edhe ajo mes Sevillës dhe Tottenhamit.
Skuadrat angleze kanë shumë gjasa që të jenë edhe përballë Real Madridit me Manchester United dhe Manchester City, që janë në krye.