Saimir Tahiri jep sot dorëheqjen?

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se personat qe mbajne dhe tregtojne lende eksplozive ne menyre te jashteligjshme dhe per qellime kriminale, do te denohen nga 15 deri ne 20 vjet burg.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është në prag të dorëheqjes.

Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër, gazeta “Dita” shkruan se ai pritet që të japë dorëheqjen gjatë ditës së sotme.

Nuk bëhen të ditura shkaqet e një dorëheqjeje të mundshme nga ana r tij, megjithatë Tahiri ka qenë shpesh në qendër të akuzave të opozitës, por edhe të aleatit qeverisës të PS-së, LSI-së.

Vazhdimisht është përfolur se ai është ministri që Meta nuk e honeps në kabinetin Rama. Megjithatë, një levizje e tillë mund të jetë edhe në shërbim të zbutjes së qendrimit të opozitës, e cila kërkon qeveri teknike për të zhvilluar zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Artikulli paraprakTrump shkarkon 46 prokurorë të emëruar nga Obama
Artikulli vijues​Shteti nuk e heton më Ramiz Kelmendin për keqpërdorimin e 150 mijë eurove (Dokument)