Basha: Jemi përpara një katastrofe ekonomike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme ka folur për gjendjen e ekonomisë në vend.

Sipas tij, jemi përpara një katastrofe ekonomike që nëse nuk e shmangim do të ketë pasoja për të ardhmen.

Shkak kryesor të gjendjes ekonomike, kryedemokrati Basha bën rritjen e kriminalizimit. Ai shprehet se ndërtimet e shumta sidomos në Tiranë, janë kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të drogës.

“Rreziku kryesor është kriminalizimi. 613 kg kokainë u kapën në portin e Durrësit. E kapur falë agjencive të huaja të ligjzbatimit tre ditë pasi prokurori i antimafias tha se mafia në Shqipëri ka lidhje me politikën dhe ka pushtuar policinë. Sot policia bëri me dije se vlera e drogës është 180 mln euro. E kemi denoncuar me dhjetëra herë në parlament, epoka e kanabisit është pasuar me heroinën, kokainën dhe pastrimin e parave të pista. Ky është rreziku potencial për shoqërinë. Këtë paralajmërim e ka bërë opozita për 5 vite. Por nuk e kemi ndalur. Është transofmuar, brenda ekonomisë tonë. Do shihni rolin e krimit në këtë katastrofë ekonomike me të cilën po përballet vendi.

Kapja e ekonomisë nga paratë e drogës – shihet më së qarti tek sektori i ndërtimit. Bum ndërtimesh i financuar nga paratë e drogëës. Me çfarë financohen kullat në Tiranë? Bashkia e Tiranës është kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të krimit e drogës.

-PPP, partneriteti publik privat 1 mln dollarë i shpallur nga Edi Rama dhe i denoncuar nga ne si mënyrë për pastrimin e parave.

-efektet sociale, familjet shqiptare kanë ulur shpenzimet për veten e tyre ndërkohë që janë rritur kostot për arsimim. Ka rritje të pabarazisë.

Këto po shkatërrojnë të sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve. Këto ndërtime janë piramida të drogës. Si do punësojnë njerëz këta nesër? Nuk punësojnë dot pra se janë ndërtime për pastrim parash. PPP janë në fakt borxh i fshehur. Këto janë çështjet që denoncojmë sot.

Artikulli paraprak613 kg kokainë në Durrës
Artikulli vijuesProkuroria kërkon 30 vite burg për ish presidenten e Koresë së Jugut