Gjykata italiane: Nuk është krim të vjedhësh ushqim kur je i uritur

Gjykata më e lartë e apelit në Itali ka vendosur se të vjedhësh sasi të vogla të ushqimi për ta larguar urinë nuk është krim.
BBC shkruan gjykatësit e hedhen poshtë një dënim për vjedhje kundër Roman Ostriakov, i cili kishte vjedhur djathë dhe salsiçe në vlerë katër euro (4) nga një supermarket.

Ostriakov, një njëri i pastrehë me prejardhje nga Ukraina, e kishte marrë ushqimin “përball nevojës së menjëhershme dhe themelore për ushqyerje”, sipas gjykatës.

Prandaj dhe nuk ishte krim, tha gjykata.

Një konsumator e kishte informuar sigurimin e dyqanit në vitin 2011 se Ostriakova kishte tentuar ta largohej nga supermarketi në Gjenova me dy copa djathë dhe një pako salsiçe në xhepat e tij, por që kishte paguar vetëm për bukë.

Në vitin 2015, Ostriakov ishte shpallur fajtor për vjedhje dhe dënuar me gjashtë muaj burg dhe iu ishte shqiptuar një dënim prej 100 eurove.

Megjithatë, rasti i tij ishte dërguar në gjykatë të apelit mbi bazën se dënimi duhet të ulej në vetëm tentim vjedhje, sepse Ostriakov nuk i kishte lënë lokalet e dyqanit kur ishte zënë.

Gjykata Supreme e Italisë për Anulim, e cila i rishikon vetëm aplikacionet e ligjit dhe jo faktet e rastit, këtë të hënë mori një vendim definitiv dhe përfundimtar duke e anuluar dënimin e Ostriakov tërësisht./

Artikulli paraprakPër katër vjet, mbi 50 vdekje në vendin e punës
Artikulli vijuesVV ia merr degën NISMA’s në Ferizaj