Opozita do të këmbëngulë në ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë. Kështu është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ai ka uruar studentët në të gjithë vendin për vitin e ri akademik, nga Universiteti i Korçës.
Basha akuzoi maxhorancën për kalimin e ligjit të arsimit të lartë në mënyrë të fshehtë. Sipas tij për shkak të tarifave, numri i studentëve do të jetë më i ulët. Ky ligj, vijoi kreu i PD-së, e ka futur arsimin në një sistem labirintesh.
Kreu i opozitës e ka konsideruar hapjen e programeve të reja si një prej pikave kyçe për arsimin e lartë, ndërsa ka akuzuar qeverinë për premtime të pambajtura sa i takon këtij drejtimi.