Gjyqi Tahiri-Paloka, më 26 tetor jepet vendimi

Në Gjykatën e Lartë në Tiranë është zhvilluar procesi gjyqësor për akuzat ndaj Edi Palokës nga Saimir Tahiri. Ministri Tahiri akuzon deputetin e PD-së për shpifje.

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar pafajësi për deputetin Edi Paloka, ndërsa Kolegji Penal ka bërë me dije se vendimi do të merret më 26 tetor.

Seanca e fundit gjyqësore në Gjykatën e Lartë me të pandehur kreun e Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka, u shty.

Shtyrja e seancës u bë pas kërkesës së vetë deputetit të opozitës me argumentimin se ndodhej jashtë Shqipërisë.

Paloka është paditur nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për shpifje përmes një kërkese të depozituar në Gjykatën e Lartë në muajin maj.

Artikulli paraprakBasha: Opozita do të këmbëngulë në ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë
Artikulli vijuesKanuni?! – Gjermania e tmerruar nga trajtimi i grave shqiptare në Shqipëri