Basha: Vetëvaret 31 vjeçari se nuk paguante dot dritat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook ka denoncuar një rast ku sipas tij një 31-vjeçar ka vrarë veten pasi nuk kishte mundësi të paguante faturën e majme të OSHEE. Sipas Bashës, 31-vjeçarit Klajdi Muça, banues në Kamzë është vetëvarur në pamundësi për të siguruar një shumë prej 80 mijë lekësh të reja në mungesë të të cilave do t’i ndërpriteshin dritat.

Basha deklaron se në qeverisjen e PD drama të tilla të përsëritura nuk do të ndodhin kurrë, pasi sipas tij, konsumin deri në 200 kw energji për muaj do ta paguaje shteti për familjet në pamundësi ekonomike.

“Ku kam mundësi unë të paguaj kaq para? Veç të vras veten…” Këto kanë qenë fjalët e fundit të 31-vjeçarit Klajdi Muça, në zyrën e OSHEE-së në Kamzë, që janë dëgjuar nga dhjetëra dëshmitarë mesditën e së hënës.”

Fatura që i duhej të paguante, në mënyrë që OSHEE-ja të mos i priste dritat, ishte 80 mijë lekë të rinj. Klajdi, babai i një fëmije të mitur, në pamundësi të sigurimit të shumës së parave i ka dhenë fund jetës duke u vetvarur.

Kjo drame e përseritur keto vite për shkak të pamundësisë së pagesës së energjisë duhet te marrë fund!
Ne nuk do të lemë asnje familje në errësirë se nuk paguan dot energjinë. Deri në 200 kë energji per muaj do ta paguaje shteti për familjet në pamundësi ekonomike.
Në qeverisjen tonë buka, uji dhe dritat do të jenë të garantuara për cdo familje. Qytetari nuk do të jetë më i harruar dhe i braktisur ne deshperim.

Artikulli paraprak10 snajperët më të mirë në botë
Artikulli vijues22 marinsat nga ekipi që vranë Bin Ladenin, kanë vdekur në mënyrë misterioze!