Bashkësia Islame demanton Xhabir Hamitin

Kryesia e Bashkësisë Islame njofton opinionin e gjerë se nga Policia e Kosovës nuk ka marrë asnjë shkresë a dokument tjetër me të cilin i kërkohet që t”i sigurohet transporti . Xhabir Hamitit.

Madje, me përgjegjësi të plotë themi se BIK vetëm përmes mediave është njoftuar që Xhabir Hamiti qenka kërcënuar, “ngase i njëjti në asnjë moment nuk ka deklaruar tek forumet e BIK-ut se ai ndihet i rrezikuar apo ka marrë kërcënime çfarëdo qofshin ato”, thuhet në një kumtesë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.
“Dje, derisa mbahej mbledhja e Kuvendit të BIK-ut, në arkivin tonë është dorëzuar një shkresë në rrugë jozyrtare, e cila nuk ka të bëjë me BIK, ngase shkresa në fjalë për të cilën raportuan një numër i mediave, i drejtohet personalisht z. Xhabir Hamitit, të cilit ia ka dërguar Policia e Kosovës, që dëshmohet me nënshkrimin e tij, e ky pastaj në rrugë jozyrtare e sjell tek ne. Për korrektësi me opinion ne japim faksimilen e plotë ku shihet qartë që kjo shkresë i drejtohet z. Xhabir Hamitit, dhe nuk ka të bëjë asgjë me atë që është shkruar dje nëpër media. Andaj, lajmin e dhënë dje e konsiderojmë një spekulim të qartë për motive të ulëta, ku është vënë në lajthitje edhe Policia e Kosovës”, thuhet në kumtesë. /Ind/kohaislame

Artikulli paraprakAsad: Do të vetëmbrohemi
Artikulli vijuesKosova “oazë” e prostitutave!