Menaxhmenti i RTK-së manipulon me paraqitjen e vlerave financiare

Një audioincizim i mbledhjes së menaxhmentit të RTK-së në vitin 2012 flet për mënyrën sesi menaxhmenti i këtij institucioni manipulon me shifra në përpilimin e raportit financiar për vitin 2011, shkruan sot “Koha Ditore”.

Raportet financiare të RTK-së të cilat prezantohen në Kuvendin e Kosovës, mund të jenë jo reale. Menaxhmenti i RTK-së, i cili e përpilon raportin financiar përkujdeset që t’i eliminojë shkeljet që janë bërë gjatë 12 muajve.
Për identifikimin dhe ndryshimin e shifrave sipas kritereve ligjore edhe pse këto kritere janë shkelur, janë pajtuar në vitin 2012 të gjithë anëtarët e menaxhmentit të kaluar.

“Me qit në terezi”, “Qetu po e rriti se qashtu thotë ligji”, “Kjo është vlera me letra, e që në fakt vlera reale është ndryshe”, “40 % në letër e 60 % në realitet”, “4500 euro i paraqesim si shpenzime e në fakt nuk japim pare për këto ”, janë vetëm disa nga ndryshimet që i bëhen gjendjes reale financiare e që paraqiten në këtë audio incizim. /kohaislame

Artikulli paraprakAfrikë Qendrore: Turqia apelon për ndaljen e dhunës ndaj muslimanëve
Artikulli vijuesAvioni gjigant që qëndron 3 javë në fluturim