Bashkim Berisha dëbohet në Kosovë

Bashkim Berisha, i cili ishte duke vuajtur dënimin me 14 vjet burg për vrasje në një parking të një shqiptari nga Maqedonia është dëbuar ditë më parë në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur “Tages Anzeiger”.
Berisha, 34-vjeçar, kishte shërbyer dy të tretat e dënimit me burg në Zvicër. “Ai mund të jetë lëshuar i lirë në Kosovë”, thuhet në raport.
 
Autoritet e drejtësisë në Cyrih nuk kanë dashur të komentojnë mbi rastin.
 
I quajtur “vrasësi nga vendparkimi”, Bashkim Berisha, ka qenë ish kampion botëror në thaiboks.
 
Pas vrasjes së bërë në shkurt të vitit 2005 në Dübendorf, ai ishte arratisur dhe për një kohë kishte jetuar në Kosovë.
 
Tetë muaj më vonë Berisha ishte kapur për t’u ekstraduar në Zvicër duke iu nënshtruar akuzës për vrasje.
 
Berisha është fëmija i pestë më i vogël i një familje kosovare në Winterthur.
 
Siç raporton “Tages Anzeiger”, tre nga vëllezërit e tij janë gjithashtu të njohur për vepra të kryera penale në Zvicër. Dy prej tyre tashmë janë deportuar në Kosovë. /albinfo/
Artikulli paraprakErdogan në Arabinë Saudite: Të intensifikohen mbështetjet për opozitën siriane
Artikulli vijuesMeucci: Rreth 20 të dyshuar për krime lufte në Gjakovë