Batanije dhe dyshek të ri janë montuar në qendrën tranzitore për emigrant në Tabanovc nga ana e Kryqit të kuq, informojnë nga qendra për menaxhim me kriza në raportin e tyre ditorë.
Sic informojnë nga qendra për menaxhim me kriza në këto Baraka të vendosura në fshatin e fëmijëve dje pas orës 18 ishin sëmurë dy fëmijë të mitur e për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore dhe temperaturës së lartë fëmijët janë transportuar në Ndihmën e shpejtë në Kumanovë që të marin infusion, njofton Zhurnal.
Fëmijët kanë qenë të shoqëruar nga të punësuarit e SOS fshatit për fëmijë ndërsa pas mjekimit pritet të dërgohen në qendrën tranzitore.