Jordanka Ivanovska – Joci, gazetare maqedonase, ka spekuluar në lidhje me ngjarjet e mbrëmshme në Butel, ku u demolua bazamenti i kryqit që duhet të ndërtohet në këtë Komunë.
Ajo ka spekuluar dhe ka përhapur gënjeshtra, sipas të cilave shqiptarët e Kosovës kanë ardhur për tëkrijuar incidente dhe për të djegur e rrënuar gjithçka që gejnë para vetes.
Ajo mendon se janë vendosur 30-40 tenda në Butel, ndërkaq policia nuk ka intervenuar ndaj protestuesve me qëllim që konflikti të mos marrë përmasa të jashtëzakonshme. Sipas këtij postimi, po shihet qartë tendenca e gazetarës maqedonase, e cila pa asnjë dëshmi spekulon opinionin në Maqedoni me qëllim që të shkaktojë revoltë te pala maqedonase kundër shqiptarëve. Postimi i saj nuk bazohet në asnjë argument, pasi protestat e mbrëmshme ishin të qeta dhe nuk kishte incidente ndërmjet qytetarëve të të dyja komuniteteve.
Gjatë natës protestuesit qëndruan në vendin ku ishte paraparë që të vendoset Kryqi gjigant, dhe nuk është demoluar asgjë përveç se është shkulur postamenti i Kryqit. Incidentet tjera mes maqedonasve dhe shqiptarëve nuk ka pasur, nuk ka pasur as kosovarë të cilët kinse sipas gazetares Joci, kishin ardhur që të shkaktojnë një konflikt të ri.
Ndryshe,protesta e fundit është përshëndetur nga një numër i madh i komentuesve në rrjetet sociale, pasi të gjithë qytetarët dhe liderët politikë duhet të kontribojnë për një bashkëjetesë mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe assesi të vendosen simbole fetare për të krijuar tensione të reja, – shkruan “hurnal”.
Vendosja e Kryqit është një provokim politik i cili është vendosur në një situatë të brisht ku Maqedonia ballafaqohet në një krizë të thellë politike, menjëher pas publikimit të aferës së përgjimeve ku funksionarët e lartë të shtetit janë të përfshirë në veprimtari të paligjëshme.
You Might also Like
Hoxhë Bekir Halimi bashk me djalin e tij me lopatë në Hasanbeg pas vërshimeve
Objektivi i kamerës tonë gjat qëndrimit në lagjen e Hasanbegut regjistroi edhe një moment tjetër…
By
1 Min Read
Skandaloze: prifti ortodoks ja çfarë bën…
Një video që vjen nga Rusia, të lë pa fjalë. Në të shihet një prift…
By
1 Min Read
Apple: Gruaja me shami reklamon Iphone 6 s
Kompania Apple ka filluar reklamën e re për Iphone 6 s. Në këtë reklamë tregohet…
By
0 Min Read
Komandant Hoxha: Kurrë më nuk do t’i kap armët për të luftuar për shqiptarët
Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha ka reaguar, ashpër ndaj aksioneve të sotme të…
By
3 Min Read
Demolli: Të gatshëm për ushtri
Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli u takua, në bazën…
By
1 Min Read
Prifti IRINEJ: Kosovën me dhunë do ta kthejmë!
Patriarku serb, Irinej, vazhdon ta quajë Kosovën “Jerusalem të Serbisë”, ndërsa deklaron se Kosova edhe…
By
1 Min Read
