BDI formoi komision për ta larguar kryqin nga Buteli

Bashkimi Demokratik për Integrim formoi një komision të cilin do ta koordinojë nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti që do të merret me si që thonë nga kjo parti “tejkalimin e situatës” me vendosjen e kryqit në Butel.

Sipas BDI, një vendim i tillë “i fshehtë” do t’i prishë marrëdhëniet ndër-fetare, me potencial të lartë për të krijuar konflikt permanent mes qytetarëve.

“Ky komision do t’i takojë të gjitha instancat vendore dhe ndërkombëtare për të shpjeguar rrezikun nga vendimet e tilla aventureske; do të ndërmerr të gjitha masat juridike për ta shfuqizuar vendimin joligjore dhe do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të mos lejuar prishjen e raporteve ndëretnike dhe ndër-fetare përmes provokimeve të tilla të ulëta, për të cilat jemi të sigurt se nuk do të mund të kenë sukses.“ thuhet në kumtesën e kësaj partie.

BDI thotë se dënon vendimin joligjor dhe provokativ të Këshillit të Komunës Butel të Shkupit, për vendosjen e kryqit në hapësira publike në komuna multietnike dhe multifetare.

Artikulli paraprakJa cilat janë shtetet me më shumë duhanpirës
Artikulli vijuesArrestimi si “torturë” nga ushtria izraelite