Arrestimi si “torturë” nga ushtria izraelite

Familja Dervishi tregoi për gazetarin e Anadolu Agency (AA) ngjarjen gjatë bastisjes dhe dhunën e ushtruar ndaj tyre nga ushtria izraelite

JERUSALEM (AA) – Ushtria izraelite e cila çdo ditë kryen operacione dhe bastisje ndaj shtëpive në Jerusalemin Lindorë dhe Bregun Perëndimorë ”duke përdorur dhunë” ka arrestuar një familje palestineze, madje fëmijën dy vjeç e gjysmë të kësaj familjeje e ka lënë me orë të tëra përpara qendrës ushtarake këmbëzbathur.

Familja Dervishi tregoi për gazetarin e Anadolu Agency (AA) ngjarjen gjatë bastisjes dhe dhunën e ushtruar ndaj tyre nga ushtria izraelite.

I ati i fëmijës, Tarık Dervish ka pohuar se: “Ushtria izraelite erdhi rreth orës 02:00 të natës. I ranë derës duke thënë se nëse nuk e hapim do ta thyejnë. Pasi hapa derën dhe i pyeta nëse kanë leje për bastisje ata më shtynë mënjanë dhe mi lidhën duart nga pas. Komandanti që drejtonte grupin tha se shtëpia nuk ishte e imja duke thënë se ”shtëpia ishte e tij dhe mund të bënte çfarë të dojë. Ndërsa një tjetër ushtar shtyu vajzën dhe theu telefonin me të cilën ajo po filmonte këtë moment”.

Dervish thotë se ushtria izraelite kishte bastisur shtëpinë e tij me pretendimin se djali i tij 17 vjeçar Latif-i kishte hedhur gurë ndaj tyre. ”Ndërkohë që i pyesja se përse më dhunojnë fëmijët ata vazhdonin ta bënin këtë gjë pa më kthyer përgjigje” shton Dervish.

Ai më tej shton se rreth orës 06:00 të mëngjesit ata janë dërguar në postën policore në Jerusalemin Lindorë dhe ndërkohë që ata ishin në komisariat djali i tij 2 vjeç e gjysmë Dervish Dervish është lënë me orë të tëra jashtë ambienteve të komisariatit me këmbë zbathur.

Kryefamiljari Dervish thotë se pas arrestimit djali 17 vjeçar i tij Latif është dërguar në burg.

Artikulli paraprakBDI formoi komision për ta larguar kryqin nga Buteli
Artikulli vijuesRefugjatët, BE do të ndajë 700 milionë euro për Greqinë dhe anëtaret tjera