BDI: Kryq në Butel nuk do të ketë!

Kjo nënkupton se BDI do të aktivizojë gjitha masat që të pengojë ndërtimin e kryqit, nëse komuna vazhdon me punët ndërtimore.

Dhe, derisa kjo duhej të fitonte konfirmim nga Kryesia qendrore e BDI-së në Reçicë të vogël dhe se kryq në Butel nuk do të ketë, para MPB-së edhe dje kanë protestuar qytetarë dhe kryetari i komunës së Butelit, Petre Latinovski me kërkesë që policia të sigurojë lokacionin që të vazhdohet të ndërtohet kryqi.

VMRO mbetet në pozicionin se negociata për kryqin me partnerin e koalicionit nuk ka pasi ata nuk janë iniciatorët e ndërtimit të simbolit fetar dhe se nuk do të bisedojnë më emër të dikujt tjetër.

Artikulli paraprakAmbasadorin amerikan Bejli në selinë e Lëvizjes BESA, ja për çfarë u bisedua (VIDEO)
Artikulli vijuesNuk është dhënë asnjë vërtetim i ri për kërkesë të azilit