Çka i shkroi Kumanovari hoxhës Ahmed Kalaja?

Hoxhë Ahmed Kalaja, në një postim të tij në Facebook, tregon një mesazh që i ka ardhur nga një banor i Kumanovës, ditë që ndodhi sulmi i policisë Maqedone. Në mesazh thuhet kështu : “selam alejkum ue rahmetullah nga Kumanova.

Sigurisht se te kujtohet hadithi ‘kush e fal namazin e sabahut me xhemat, eshte nen mbrojtjen e Allahut’. Eh, dje, ne ora 04:40 jam nis nga shtepia per te fal sabahun ne xhami, gjendja ishte shume e qete, nuk kishte asgje, ishte thjeshte normale sikur ditet e tjera pervec numrin me te paket te xhematit ne xhami. Pasi perfunduam farzit, desha te dal jashte, dhe sapo isha duke mbathur atletet, u degjua krisma e pare e cila nga zhurma e madhe dukej se ishte ndonje bomb. 2-3 vellezer ishin para meje tek dera, dhe e shikonim njeri tjetrin me huti, nuk dinim cfare eshte duke ndodhur. Pasi dolem jashte, 300-400 metra me poshte, ishin mledhur shume njerez, dhe filluan te qellojne me armet e tyre drejt asaj qe kishin synuar. 
Une ende i hutuar, fillova te ec shpejte e shpejte drejte ne shtepi, duke e bere dhikrin e mengjesit. 
Derisa sa ecja per ne shtepi, kisha frike edhe te vrapoja, pasi nje helikopter silleh vazhdimisht mbi koken time, dhe frikesohesha se mos ndoshta edhe mund te gjuaj ndaj meje. 
Elhamdulilah, arrita ne shtepi, dhe pas diku 17-18 oreve gjithcka ka perfunduar, mirepo nuk eshte larguar frika nga ne. Allahu na shtofte durimin dhe na forcofte.
Po te shkruaj, qe tua bej me dije edhe te tjereve, se ato qe jane te thena nga Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem jane te verteta dhe nuk ka aspak dyshim ne to, po te kishim zorin, dhe te na thonte ai, hidhuni nga kati i 10te dhe mos kini frike se Allahu do te ju shpetoje dhe nuk do lendoheshit, do hidheshim, pasi fjalet e tij jane te verteta. Tani, ka 2 dite qe nuk kam dal ne xhami, per shkak se xhamija eshte e mbyllur, dhe nuk thirret as ezani, ndersa ju vellezer qe jeni anekend botes, dhe qe jeni te lire, mbushuni xhamite per hir te Allahut, dhe faluni ne to rregullisht, pasi jeni te begatuar nga ana e Allahut, shfrytezojeni kete mundesi para se te ju ik, muezini ju therret 5 here ne dite, pergjigjjuni thirrjes se tij duke prezantuar ne xhami, bashkoni zemrat mes vete, e nese muslimanet bashkohen, ska kush qe i mposhte. 
Allahu te ruajte hoxhe, selam alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu”
Artikulli paraprak“Hetim ndërkombëtar për terrorin shtetëror maqedonas ndaj shqiptarëve!”
Artikulli vijuesBio e shqiptarëve të Kosovës të përfshirë në Kumanovë (Foto)