Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim vendosi sonte që të tërheq të gjithë përfaqësuesit e vet aktual nga pushteti ekzekutiv i Republikës sē Maqedonisë, njofton kjo parti përmes një kumtese.
“Kryesia gjithashtu ka rikonfirmuar të drejtat statutare dhe ka rideleguar të gjitha kompetencat ekzekutive dhe vendimarrëse pranë Kryetarit Ali Ahmeti për të vendosur mbi hapat e metutjeshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu njohton opinion e gjërë vendor dhe ndërkombëtar që do të rishqyrton politikat e veta në ditët në vijim.” njofton kjo parti përmes një kumtese.
Nuk dihen arsyet zyrtare për këtë veprim të Ahmetit por me gjasë janë si rezultat i bisedave të përgjuara të funksionarëve të kësaj partie të cilët tashmë kanë filluar të qarkullojnë në publik.