BE – Diplomatët: Furnizimi me armë për opozitën siriane zhduket plotësisht si alternativë

Çështja e embargos së armëve në Siri, apo mundësia që vendet evropiane të furnizojnë drejtpërdrejt opozitën me armë, “është zhdukur plotësisht” dhe nuk do të jetë një alternativë e mundshme në tryezën e bisedimeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të hënën e ardhshme, njoftuan burime diplomatike evropiane, që konfirmonin të ashtuquajturën ‘bisedë U’ të realizuar nga Britania dhe Franca.

Në fund të majit, kur u vendos rinovimi i sanksioneve, ministrat diskutuan ashpër deri vonë pa arritur të gjenin një zgjidhje, duke e shtyrë argumentin deri në korrik./trt/kohaislame

Artikulli paraprakEgjipt: Shkon në 171 numri i viktimave si pasojë e dhunës
Artikulli vijuesProblemi i sulmeve seksuale në ushtrinë amerikane