Dubai: Mbi 2.000 njerëz janë konvertuar vitin e kaluar në Islam

Vetëm vitin e kaluar, 2115 njerëz të nacionaliteteve të ndryshme janë konvertuar në Islam përmes shoqatës Dar el-Ber në Dubai.

Rashid al – Xhunejbi, drejtor i Shoqatës, thotë se është e dukshme rritja konvertimeve në Islam në krahasim me vitin 2012, kur janë regjistruar 1907 konvertim, si dhe në vitin 2011, 1 380 konvertime, ndërsa në vitin 2010, 1 500 dhe në vitin 2009, 1059 konvertime.
“Muslimanët e rinj janë me origjinë nga Flipinet, Kina, India, Sri Lanka, Tajlanda, Kameruni, Kenia, Nigeria, SHBA, Italia, Gjermania, Britania e Madhe, Irlanda, Australia, Burma, Siria, Jordania, si dhe nga Amerika Latine”, thotë drejtori.
El – Xhunejbi thotë se njerëzit e shoqatës janë duke punuar me zell që muslimanëve t’ju paraqesin islamin në formën sa më të mirë, më të lehtë dhe më tolerante . “Shoqata, deri më sot, ka shpërndarë mbi 56.215 libra, broshura, CD dhe kaseta për Islamin, të gjitha të përkthyer në disa gjuhë, në angleze, tagaloge, indiane dhe kineze”, tha ai duke shtuar se në vitin e kaluar janë mbajtur 2657 ligjërata.
Ai, gjithashtu, thotë se ata i ka tërhequr humaniteti dhe mësimet racionale të Islamit të cilat urdhërojnë në sinqeritet, ndershmëri dhe të sjellje të mirë me të gjithë njerëzit pa dallim feje, race, gjuhe apo ngjyre.
El – Xhunejbi thotë se përmes Shoqatës, që nga formimi i saj në vitin 1993, Islamin e pranuan më shumë se 20.000 njerëz. / Breziiri/kohaislame

Artikulli paraprakJa kush votoi pro dhe kundër ligjit që ndalon “zhurmën” e Ezanit
Artikulli vijuesSiri: Mbi 6 mijë të vrarë në janar